Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet që çuan në zbardhjen e skemës së vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj brenda lokalit të tij në Shëngjin.
Burime bëjnë me dije se hetimet i ka ndihmuar një vajzë, e cila është kthyer në të penduarën e drejtësisë dhe ka zbuluar gjith skemën, e cila më pas është faktuar edhe me prova filmike.
Bëhet fjalë për të dashurën e Edmond Haxhia, i cili është shpallur në kërkim siu organizatori dhe porositësi i vrasjes së Ardian Nikulajt për shkak gjakmarrje.
Mësohet se ajo ka rrëfyer të gjitha takimet që Edmond Haxhia kishte me grupin e vrasësve dhe bashkëpunëtorët e tjerë. Po ashtu janë edhe disa kamera sigurie që kane filmuar Edmond Haxhinë me grupin e vrasësve.
Policia përveç Edmond Haxhisë shpalli në kërkim edhe një shtetas portugez, i cili kishte rolin e qitësit dhe 4 anglezë në rolin e bashkëpunëtorit.