Një portugez është i dyshuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj. Ai është shpallur në kërkim nga policia e Shtetit, urdhër ndalimi është marrë nga Gjykata.
Portugezi dyshohet është larguar jashtë vendit, dhe mësohet se ka përdorur pikën Kufitare të Kapshticës.
Kujtojmë se Ardian Nikulaj, biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit të këtij viti u vra me pistoletë nga një person i maskuar në ambientet e biznesit të tij Coral rreth orës 13:30 në 19 prill.
Autori mban një maskë, skafandër, jelek fosforeshent dhe i kamufluar me veshje të trasha, opasi kryen vrasjen me pistoletë në një disatancë shumë të afërt dhe i vetëm u largua qetësisht me motor nga vendngjarja.
Viktima po konsumonte kafen e tij të fundit në lokalin e tij në Shëngjin, kur autori e ka qëlluar shtatë herë me pistoletë në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.