Moderatorja Kiara Tito, ndonëse ka dalë nga shtëpia e “Big Brother Vip”, vijon të jetë në vëmendjen e opinionistëve të formatit. Jo më larg se mbrëmë, ajo ka pasur disa përplasje me Zhaklinë Lekatarin dhe u përball (sërish) me ironinë e Arbër Hajdardit, pasi tentoi të mbronte partnerin e saj, Luizin.
Gjithashtu, edhe Arbana bëri një koment që ngjalli kritika në rrjet: “Kujdes, se mund të ketë edhe nga ato që thonë se motrën time nuk e dua si Kiara, që shkon në “Big Brother”, lidhet me dikë, puthet dhe bën dashuri poshtë jorganit”. Këtë koment, Arbana e bëri pas ofendimeve që Luizi bëri ndaj Efit për pjesëmarrjen e saj në programin “Për’Puthen”, duke thënë se atë askush nuk do e donte ta kishte në shoqëri, apo nuk do të ishte krenar nëse do e kishte motër apo grua.
Ndaj, kur pamë këtë postimin në Instastory, menduam se ndoshta Kiara ka ironizuar opinionistët. Me një shprehje të Zafón, Kiara shkruan: “Është e çuditshme si i gjykojmë të tjerët dhe nuk e vërejmë sa i mjerë është përçmimi ynë”.