
Dje, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte për një ndeshje kalçetojë në Lezhë, por më pas ka vendosur që të argëtohet. Nën shoqërinë e miqve të tij, mes tyre edhe Salvator Kaçi, ka zgjedhur që t’i dërgojë një mesazh atij që ai e quan “doktori”, kryedemokratit Sali Berisha.
“Oh moj Serbi e
O murin ta prisha
O se mu m’thon e
O Sali Berisha,“-këndon Ilir Meta bashkë me miqtë e tij, por nuk e ka harruar edhe një tjetër detaj. Veshur mban bluzën me foton e Berishës, e që shkruan: Lironi liderin e opozitës!
MOMENTI ME VIDEO:
Të njëjtën bluzë kishte veshur edhe pak ditë më parë, e bija e tij, Argita Malltezi, e cila mori pjesë në një prej protestave të zhvilluara para Bashkisë së Tiranës