Mbi 300 makina të bllokuara në rrugën e Arbrit janë duke u kthyer në drejtim të Tiranës.
Borëpastrueset e kanë patur të pamundur të kalojnë për të kryer zhvllokimin e rrugës në të dyja drejtimet. Për këtë arsye, makinat e bllokuara prej disa orësh në Qafën e Murrizit janë detyruar të kthehen pas.
Kjo është bërë në mënyrë që të hapet rruga për borëpastrueset.
Ky aks u bllokua për më shumë se 6 orë gjatë ditës së sotme për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.