
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka ka reaguar pas publikimit në media të disa komunikimeve ku pretendohej se ajo fliste ke kryetaren e KLGJ-së Naureda Llagami për “kapjen e SPAK”.
Bushka i ka hedhur poshtë këto lajme duke paralajmëruar padi në gjykatë për këtë çështje.
“Në respekt të miqve, dashamirësve dhe të gjithë atyre që më njohin dhe që më kanë besuar votën e tyre, ndjej detyrimin të sqaroj se shpifjet dhe balta që po hidhet ndaj meje nga media të caktuara janë tërësisht të pavërteta.
Këto janë sajesa me qëllime të caktuara dhe nuk kanë asnjë bazë në realitet. Për këtë arsye, që nesër do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të vënë drejtësinë në vend. E vërteta nuk mund të fshihet nga gënjeshtra!” – shkruan Bushka në komentin e saj.