
Pasi u takuam duke qenë se çifti nuk dinte mirë anglisht, zonja më ofroi telefonin e saj dhe me Google translate më tha se do të qëndronin dy javë, por me vete nuk kishin dokumentet e identifikimit, sepse valixhet u kishin ngelur në aeroport dhe po prisnin t’u vinin.
Dhe sapo t’i merrnin këto dokumentet bashkë me valixhet, do m’i vendosnin në dispozicion. Adnan Z. thotë se vajza i ishte prezantuar nga Palestina, ndërsa djali nga Libani. Dhe se aktualisht jetonin në Gjermani, në Berlin, vendi nga ku kishin ardhur në Shqipëri.
Ai thotë më tej se nuk i pyeti për lidhjen që kishin me njëri-tjetrin, pasi iu duk e parëndësishme në atë moment. Kontakti i fundit që Adnan Z. thotë se pati me dy klientët e huaj, ishte data 21 Shkurt. Ku nga krahu tjetër i telefonit i erdhi një mesazh falenderimi.
Që nga kjo ditë deri më 27 Shkurt, Ardita A. dhe miku i saj Adnan Z., thonë që nuk patën më komunikime me dy klientët.
Adnan Z.
Ne shkuam në dhomën e gjumit ku dera ishte e mbyllur dhe pasi trokitëm disa here, e hapëm atë dhe aty pamë se mbi krevat ndodhej një njeri i mbuluar me batanije, ku ndjemë edhe aromën e rëndë. Ajo që dua të them është se në asnjë nga ditët që unë kam qenë në këtë banesë, nuk kam dëgjuar zhurma. Ndërkohë që Adnan Z. konfirmoi nëpërmjet fotove të vëna në dispozicion se pikërisht shtetasja e huaj që kishte marrë banesën me qira, ishte Rayyan Aluan. Të njëjtën gjë që pohoi edhe pasi u ballafaqua me fotografinë e shtetasi Fadi Aluan.
Të dyja fotot ishin të marra nga sistemi TIMS. Të njëjtat pohime që dha edhe miku i tij Ledion Xh, që rezultoi të ishte pika e kontaktit midis Adnan Z. dhe dy klientëve të huaj. Nga këqyrja e pamjeve filmike të datës 19 Shkurt, del se dy të huajt shfaqen në Terminalin e Aeroportit të Tiranës.
Dhe më pas në intervale të ndryshme kohore deri në mbrëmje vonë, ata shikohen për herë të fundit përgjatë kësaj dite, teksa futen në ambientet e apartamentit të marrë me qira, në rrugën ‘Gjon Muzaka’ në Tiranë. Ecejake që kanë vazhduar deri më datë 21 Shkurt. Ku i vetmi që vihet re të dalë dhe të hyjë në apartament është Fadi Aluan.
Ndërsa më 22 Shkurt, kamerat filmike kapin shtetasin e huaj Fadi Aluan, teksa del i vetëm nga apartamenti, pa shoqëruesen e tij. Dhe vetëm disa orë më pas ai vihet re po i vetëm në Terminalin e Aeroportit ‘Nënë Tereza’. Më datë 20 Shkurt 2025, ora 13:19 shtetasi Fadi Aluan shfaqet duke dalë nga oborri i banesës dhe rikthehet sërish në banesë në orën 13:40, me një kuti në dorë, në dukje si ato të kutive të picave. Më datë 21 Shkurt 2025, Fadi Aluan del nga shtëpia në orën 11:25 dhe kthehet në orën 12:00.
Më datë 22 Shkurt 2025 autori i dyshuar shfaqet duke dalë nga banesa e marrë me qira në orën 05:23 dhe në duar mban dy qese plastike. Ajo që e ka bërë edhe më intriguese këtë histori është se Fadi Aluan pavarësisht se është shtetas palestinez dhe jeton në Gjermani, mbante dokumente greke si edhe pasaportë të shtetit të Kosovës.
Ndërkohë që dy të huajt kishin prerë biletë vetëm për ardhje dhe jo kthimi. Po më datë 22 Shkurt 2025, në orën 09.50 ai ka udhëtuar nga Aeroporti Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ dhe në orën 12.05, ka mbërritur në aeroportin ‘Eleftherios Venizelos’ në Athinë, Greqi.
Dhe po në këtë datë ka udhëtuar drejt Amsterdamit, Holandë. Dhe këtu duket se kanë humbur edhe gjurmët e Fadi Aluan, që është tashmë është i dyshuari kryesor për vrasjen e 24-vjeçares palestineze në Tiranë, Rayyan Aluan. Ndërkohë që ajo që e shton edhe më shumë misterin është nëse Fadi dhe Rayyan ishin partnerë në jetë apo babë e bijë.
Kjo referuar një shkrimi të medias holandeze të datës 2 Mars 2025 me titull. ‘Babai i dyshuar për vrasje dhe përdhunim të vajzës, i fshehur në Amsterdam’. ‘Policia dyshon se ishte një vrasje me paramendim, ndoshta për nder. Fillimisht u mendua se autori ishte partneri i saj i jetës, por më pas u zbulua se ishte babai i saj që e kishte listuar si ‘gruan’ e tij.
Policia po kështu dyshon se një përdhunim i ka paraprirë vrasjes dhe po heton marrëdhëniet midis të dyshuarve dhe rrethanat që lidhen me periudhat e tyre të qëndrimit dhe përdorimin e letrave false të identitetit.’ /Marrë nga emisioni Në Shënjestër