
Pas Orest Sotës, në SPAK edhe Tom Doshi , nxehen ujërat për “treshen” e kullave dhe IT
Kreu i PSD, Tom Doshi është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK pasi ishte thirrur për të dëshmuar në lidhje me një çështje nën hetim.
Doshi u paraqit rreth orës 08:30 në dyert e SPAK duke qeshur me gazetarët që ishin të pranishëm aty, ndërsa pyeti rojen se nga duhej të hynte.
Doshi është bërë gati të futet në zgjedhje me synimin e marrjes së 6 mandateve të deputetit sipas një deklarate publike të tij.

Nuk ka ende informacion në lidhje me çështjen që po pyetet Doshi, por interesant është fakti se vetëm pak ditë më parë në SPAK është paraqitur edhe Orest Sota, ortaku i Tom Doshit në ndërtimi e disa kullave në Tiranë.
Siç raportoi më herët, Korrieri Sota dhe Doshi janë ortakë me letra ose verbalisht në të paktën dy kulla gjigante në Tiranë.
Mbetet për t’u parë se cili është shkaku i thirrjes së Doshit, por duket se ujërat janë nxehur keq per treshen Tom Doshi-Ergys Agasi-Orest Sota.
Orest Sota, biznesmeni i cili u ndalua disa vite më parë me 863 mijë euro në automjetin e tij ku u gjend dhe dy patentat të Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm. Sota nuk dha asnjëherë shpjegime se përse gjendeshin aq shumë para në bagazhin e makinës së tij.
Vetë Tom Doshi është shpallur “non grata” nga SHBA-ja, ndërsa më herët OÇRP raportoi se ai ishte në krye të njëorganizate kriminale me bazë në Australi. Doshi nuk ka reaguar asnjëherë në lidhje me këtë të fundit.