Policia suedeze ka thënë se rreth 10 persona kanë vdekur në sulmin e sotëm me armë zjarri në Orebro.
Duke folur gjatë një konference për shtyp, policia shtoi se nuk pret të ketë ndonjë rrezik të mëtejshëm.
Ata gjithashtu nuk besojnë se ka një motiv terrorist të lidhur me sulmin në shkollën Risbergska, por kjo nuk është përfundimtare për momentin.
Në faqen e internetit të policisë suedeze thuhet: “Rreth dhjetë persona janë vrarë në incident. Aktualisht jemi duke punuar për identifikimin. Numri i përgjithshëm i të plagosurve është aktualisht i paqartë.” /korrieri