Izmir Sakica dhe Samurel Troshani, të dyshuar për përfshirjen e tyre në atentatin që ndodhi më 30 tetor 2024 në rrugën ‘Shkodër – Koplik’ në zonën e Dobraçit janë vetëdorëzuar ditën e sotme në polici.
Hamza Lici dhe Arlind Bushati po udhëtonin me një automjet Mercedes Benz C-Class me targa franceze kur janë qëlluar me breshëri automatiku nga një makinë.
Lici i cili ndodhej në kahun e shoferit duket që ka humbur kontrollin dhe ka përplasur motorin ku udhëtonte qytetarja Flutura Basha, 56 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Bashkim Basha.
Në makinën e viktimave, policia gjeti tre pistoleta, njëra e Bushatit, gëzhoja të së cilës u gjetën brenda, tjetra e Licit, pranë këmbëve dhe një e tretë në kroskot qe dyshohet se i përket personit qe u arratis. Ndërsa në makinën e djegur të autorëve u gjetën 2 automatikë, të njëjtët që u përdorën në atentat./korrieri