Korrieri zbardh detaje të dosjes hetimore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish- bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.
SPAK e dyshon z.Meta edhe për kontratat me kompani lobuese në SHBA që ka lidhur kur ishte në krye të LSI. Një shumë e madhe e parave per këto kontrata nuk janë paguar nga LSI por nga persona të lidhur me ciftin Meta-Kryemadhi dhe nuk janë deklaruar në KQZ.
Konkretisht lidhur me marrëveshjen e konsulencës me kompaninë JMP Strategic Solutions, rezulton se kompania Unifi Communication Inc ka paguar më 20 tetor 2016 shumën prej 30 mijë dollarësh, më 2 dhjetor 2016 shumën prej 39.18 dollarësh, më 27 dhjetor shumën prej 20 mijë dollarësh, më 10 shkurt 2017 shumën prej 31,605.77 dollarësh, më 2 mars 2017 shumën prej 12 mijë dollarësh, më 18 prill po 12 mijë dollarë, dhe më 25 prill 2017 paguan 12 mijë dollarë të tjera.
Më 11 maj, Unifi Communications paguan për llogari të JMP Strategic Solutions 25,000 dollarë, më 2 qershor shumën prej 35 mijë dollarësh, më 3 gusht 2017 paguan 7 mijë dollarë, dhe më 10 gusht 7,000 dollarë. Adrian Shatku i kompanisë Unifi është lidhje dhe njohje e ish-presidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi. Sipas SPAK, të dy kanë ushtruar influencën e tyre në parti dhe në nivelet e larta të administratës, që kjo kompani të lidhë kontratën e interkonjeksionit me kompaninë celulare Vodafone.