
Kush janë Valter Përshpalaj dhe Alban Papushi , personat që nisën sherrin e përgjakshëm në klubin “Lollipop” në Palasë?
Pamjet që po qarkullojnë në rrjet tregojnë momentet dramatike të një sherri të dhunshëm që ndodhi mbrëmjen e kaluar në lokalin e natës “Lollipop” në Palasë, ku u dëgjuan britma, u thyen gota dhe njerëzit dolën me panik jashtë.

Sipas raportimeve nga JOQ Albania, personat që dyshohet se e nisën konfliktin janë Alban Papushi dhe Valter Përshpalaj. I pari, një emër që përmendet si ish-mekanik, është sot i njohur për transferime të mëdha financiare dhe jetë luksoze, ndërkohë që për të thuhet se “paguan shefa e drejtorë” për të mbyllur sytë ndaj veprimtarisë së tij.
Valter Përshpalaj, nga ana tjetër, përshkruhet si një person me të kaluar problematike, i njohur për përfshirje në faje dhe dhunë. Të dy, sipas dëshmive, kanë përfituar nga lidhje dhe ndikim për të mos u ndëshkuar, ndërsa përplasja mbrëmë dyshohet se ka ndodhur pasi një prej tyre “pagoi për të mbuluar gjithçka”.
Në vendngjarje janë përdorur edhe armë zjarri, ndërsa shishe, gota dhe karrige janë përdorur si mjete të përplasjes. Persona të lënduar janë raportuar si pasojë e xhamave të thyer dhe dhunës fizike, ndërkohë që në hyrje të lokalit janë vërejtur shenja gjaku, në kohën kur mbërriti policia.
Pavarësisht përmasave të incidentit, asnjë person nuk është ndaluar deri tani nga autoritetet, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi rolin e shtetit dhe ndikimin e individëve të lidhur me pushtetin apo financat./korrieri