
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine
Dy personazhe të panjohur, njëri prej të cilëve i skeduar si distributor kokaine, qëndrojnë pas një perandorie financiare, të ngritur me shpejtësi dhe me metoda klasike. Vitet e fundit, përmes një rrjeti kompanish pa kapital, kanë arritur të investojnë dhjetëra milionë euro në restorante, lokale, makina me qira, hotele, biznes taksish, kapanone, troje, ndërtime me leje dhe pa leje, tregti peshku, lavazhe, makina luksoze, ora të shtrenjta etj., herë drejtëpërdrejt dhe herë në emër të të afërmve, nën ‘hundën’ e krimit ekonomik, SHISH, Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Ata janë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari. Filip Fermanis, në skedarët e policisë dhe disa raporte vëzhgimi, është skeduar si një nga distributorët kryesor të kokainës në Shqipëri, ndonëse nuk rezulton i dënuar. Grupi ku ai bënte pjesë është monitoruar pas vitit 2013.

Fermanis u arrestua në dhjetor të vitit 2016 gjatë një aksioni të bujshëm policor për goditjen e menaxherëve të shpërndarjes së kokianës në ish Bllok, por u lirua me shpejtësi nga qelia, pas ndërhyrjes së një dore të fuqishme, që dyshohet se ishte koka e grupit, sot në burg në Dubai. E gjithë puna disamujore e policisë dhe operacioni u shfry në kohë rekord, edhe pse grupi u kap në flagrancë.
Vitet e fundit, Fermanis me theks grek, në ortakëri të kamufluar me Ermal Ponarin, nisi të investonte në hapjen e restoranteve dhe hoteleve në Tiranë, Korçë dhe Sarandë. Produkt i kësaj veprimtarie, përpos të tjerave, është edhe ‘Lost-i’ në Sarandë, ngritur me para të dyshimta dhe pjesërisht pa leje.

Në korrik të vitit 2023, Filip Fermanis doli edhe një herë në skenë, duke ndërtuar pa leje në Ksamil. Ai u procesua penalisht, ku si gjithnjë, arriti t’a mbyllte dosjen me lehtësi.
Edhe pse nuk rezulton i skeduar në arkivat e organeve ligjzbatuese, Ermal Ponari, ortaku në hije i Filip Fermanis, ka treguar gjithnjë kujdes, duke mos u ekspozuar në letra si pronari i kryesor i perandorisë financiare që dyshohet se vjen nga aktivitete të paligjshme.

Ponari i ka kamufluar kompanitë në emrin e familjarëve të tij, pa asnjë historik biznesi dhe të ardhurash të ligjshme. Megjithatë, në emrin e Ermal Ponarit dhe të afërmve të tij rezultojnë prona në vlerë miliona euro, makina luksoze dhe transaksione në velra të mëdha, të cilat duket tejet e çuditshme dhe e dyshimtë se pse nuk kanë tëhequr vëmendjen e organeve ligjzbatuese.
Disa nga transksionet rezultojnë në numrat e llogarisë së kartelit të biznesve me nipte; L62401029J, L61605025B, M13912002H, M13809001E, L74812003T, L84616001S, M42119007N, L92222040H, L64021001A, M32203046B, M31318031H, M31318024B, L72204025K etj. A është Ponari pronari real i kësaj perandorie financiare të dyshimtë apo është thjeshtë një nga degët e Eldi Dizdarit? /prapaskena.com