
Kryebashkiaku i Tiranës ka reaguar nga burgu për atë që është cilësuar si “përplasja” brenda llojit, pas vendimit për emërimin e kryetares së komanduar Sara Goxhaj në vend të Anuela Ristani.
Sipas Veliajt, ka qenë keqkuptim pasi ai ka firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues.
“E para njëherë, me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur për punët si gjithmonë dhe asgjë tjetër s’më shkon në mendje.
E dyta, kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm./korrieri
E fundit, kërkoni e gërmoni ku të doni tani, se u bë sport ky falë edhe prokurorit tim të dashur, por në marrëdhënien time me Ramën lodheni kot fare fare, se është plazmuar në kohëra të vjetra dhe nuk e ndryshon dot asnjë kohë, sado e mallkuar qoftë. Delegimi është rikthyer aty ku ishte dhe këtu mbyllet edhe keqkuptimi”, përfundon reagimi i Veliajt në rrjetet sociale.