
Arrestohet dhëndri i Tom Doshit Bruno Çela
Oficerët e policisë të Komisariatit nr.4 në Tiranë arrestuan gjatë orëve të pasdites së djeshme Bruno Çelën, djalin e pronarit të Brunes dhe Lobby Home, Geront Çela.
Bruno Çela është gjithashtu edhe dhëndri i kreut të Partise Social Demokrate, Tom Doshi, pasi dy vjet më parë u martua me vajzën e tij në një dasmë madhështore në kryeqytet.

Mediat bëjnë me dije paraprakisht se ndaj Çelës është kryer një kontroll ku dyshohet se i është gjetur armë zjarri pa leje, megjithatë deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga policia e kryeqytetit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë dhe policia pritet të dalë me një njoftim sot nëse nuk do të tentojnë ta fshehin ngjarjen.
Tom Doshi ka njoftuar se do të dalë i vetëm në këto zgjedhje dhe synon 6 deputetë, ndërkohë që Bruno Çela është edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës pikërisht me PSD e vjehrrit të tij.
Dasma madhështore
Vajza e politikanit dhe biznesmenit Tom Doshi i ka dhënë fund beqarisë në maj 2023.
Ajo kurorëzoi dashurinë në një ceremoni madhështore me Bruno Çelën, djalin e biznesmenit Geront Cela.
Ceremonia është mbajtur në një nga lokalet më luksoze në Tiranë, ndërsa ambjenti ishte dekoruar me lulet shumëngjyrëshe.
Në këtë ceremoni nuk munguan dhe personazhet VIP, ku mes të ftuarve ka qenë Luizi dhe Kiara. Luizi madje në një postim në rrjetet sociale, ka ndarë dhe një foto me djalin e Doshit.
Dasma u zhvillua një javë pas zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi Tom Doshi dhe dhëndri i tij kanë qenë të angazhuar në fushatë./korrieri