
Klea Huta është emri më i fundit që del në listën e personazheve publikë të lidhur financiarisht me Erion Veliajn, ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i arrestuar pak ditë më parë si kreu i një skeme gjigante korrupsioni.
Gazeta Korrieri ka zbuluar se Huta ka përfituar plot 35,000 euro nga taksat e qytetarëve të Tiranës nëpërmjet dy pagesave të miratuara nga Bashkia.

Si shumë personazhe të tjerë të njohur që pozonin në aktivitete publike pranë Veliajt, edhe Huta është përfshirë në marrëdhënie financiare me Bashkinë e Tiranës.
Këto pagesa ngrejnë pikëpyetje mbi përdorimin e fondeve publike dhe favorizimet e mundshme në ndarjen e tyre.

Korrieri ka raportuar më herët edhe për emra të tjerë të njohur të skenës publike, si Ermal Mamaqi e Ilir Shaqiri, të cilët gjithashtu kanë përfituar shuma të konsiderueshme nga fondet e bashkisë. /korrieri