
Gjyqi i divorcit Meta – Kryemadhi duhet të ndajnë edhe milionat nga Vodafone
lir Meta dhe Monika Kryemadhi po shkojnë zyrtarisht drejt divorcit. Sot u raportua se Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka caktuar datën 21 shkurt 2025 si datë për të shqyrtuar padinë e divorcit mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, ndërsa seanca do të mbahet në orën 10:30.
Ishte Ilir Meta që iu iu drejtua më 20 qershor 2024 gjykatës me një padi për zgjidhjen e martesës mbi 26 vjeçare nga e cila kishin dhe 3 fëmijë.
Kërkesa erdhi menjëherë pasi u mësua se SPAK kishte nisur hetim të thellë pasuror për të cilën në tetor Prokuroria e Posaçme firmosi dhe urdhër ekzekutimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj presidentit të Partisë së Lirisë. /korrieri
Korrieri ka publikuar një seri shkrimesh në lidhje me skandalin në fjalë, ku deri më tani nuk ka pranuar të flasë askush edhe pse u kemi kërkuar koment.
Gjyqi i divorcit, Meta – Kryemadhi duhet të ndajnë edhe milionat nga Vodafone Gjyqi i divorcit, Meta – Kryemadhi duhet të ndajnë edhe milionat nga Vodafone