
DOSJA/ Pagesat e Vodafone , Monika tërbohet me shifrat dhe kërkon llogari
Për disa vite me radhë, sipas SPAK, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta kanë përfituar para në mënyrë korruptive nga Vodafone Albania përmes UNIFI të Adrian Shatkut. Çifti i politikanëve ndikoi te drejtorët e Vodafone Albania për të lidhur një marrëveshje të tranzitimit të thirrjeve me kompaninë UNIFI, nga e cila më pas përfitonin pagesa prej Adrian Shatkut.
Në këtë klimë mosbesimi dhe sherri, një moment Monika Kryemadhi nis të ketë dyshime tek të tre duke kërkuar nga AKEP dhe Adrian Shatku ballafaqimin e shifrave sepse sipas saj ato mund të mos ishin të vërteta dhe çifti politik nuk merrte kështu përqindjen e vetë nga aktiviteti.
Por, për të bërë ballafaqimin duheshin të dhënat nga kompania Info Telecom e Marin Gjonajt, e cila mundësonte shërbimin teknik.
Ndër të tjera, SPAK konstaton se organi i akuzes ka arritur nẽ konkluzionin se ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se Monika Kryemadhi, perveç ndikimit qe ka ushtruar tek Dietlof Mare CEO i atehershem i Vodafone me qellim lidhjen e kontrates,ka patur interes tei nformohet edhe perfitimin bruto qe kompania Unifi Holdings Inc, Dega Shipëri, realizon per çdo muaj, dhe kête interes ajo e ka shprehur ne komunikimet qe ka patur me Adrian Shatkun.
Adrian Shatku i ka n d a re te gjitha problematikat qe jane shfaqur si para lidhjes se kontrates me Vodafonin, ashtu dhe pas lidhjes s e saj me Monika Kryemadhin, si dhe i ka derguar asaj edhe te dhenat e ndarjes se fitimit nga aktiviteti i interkoneksionit, ku Monika ka perfituar perkatesisht nga 34.638 Euro per muajt Korrik dhe Gusht 2014 dhe ne total ka perfituar 69.276,92 Euro. Ne muajin Shtator 2014 fitimi neto ka qene 102.277 Euro. /GazetaKorrieri