
SPAK zbulon se Vodafone Albania i dha rryshfet çiftit Meta – Kryemadhi me ndërhyrje nga Theodhori Çami , ZBARDHET kontrata me UNIFI
Hetimi i SPAK në lidhje me çiftin Meta-Kryemadhi zbardh disa detaje interesante në lidhje me mënyrën se si pushtetarët e përdorin pushtetin e tyre për të përfituar shuma të mëdha parash, vila apo financim të qejfeve siç ka ndodhur me Samir Manen, por edhe se si kpmpanitë private, qofshin këto korporata si Vodafone, squllen para të fortëve të politikës.
Në rastin e Vodafone Albania duke qartë se kompania i ka dhënë me vetëdije rryshfet Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit duke lidhur marrëveshje interkonjeksioni me kompaninë UNIFI të përfaqësuar nga Adrian Shatku përmes lobimit të bërë nga Theodhori Çami.
Dosja e SPAK që ka parë Gazeta Korrieri zbërthen mekanizmin se si Theodhori Çami ka marrë “urdhër” nga fqinjët Meta-Kryemadhi në Gjirin e Lalzit dhe ka negociuar me drejtorët e Vodafone Albania që çifti politik të përfitonte dhjetëra mijëra euro në muaj nga ky shërbim.

Madje, nga dosja del në pah edhe se si vetë Theodhori Çami ka përfituar “6-7 pagesa” nga Adrian Shatku për shërbimin e sekserizmit te drejtorët e Vodafonë Albania për interesat e Metës dhe Kryemadhit.
UNIFI ia ka ofruar “kacafiu” shërbimin e interkonjeksionit të thirrjeve ndërkombëtare kompanisë Vodafone, e cila ia ka transferuar këtë kosto abonentëve të saj. Shkur, Vodafone Albania ka tradhtuar abonentët duke ia shitur interesat e tyre Metës dhe Kryemadhit.
Çudi bën fakti se asnjëri prej drejtorëvë të Vodafone nuk është marrë në pyetje nga SPAK për këtë skandal, duke u mjaftuar vetëm me Theodhori Çamin që bëri rolin e sekserit mes Metës, Kryemadhit dhe krerëve të Vodafone. Duket se SPAK është mjaftuar vetëm me marrjen në pyetje të Çamit dhe jo drejtorëve të Vodafone duke ditur ndikimin e madh të tij te kjo kompani, pushtet që e ka vënë në shërbim të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
Roli i Theodhori Çamit dhe Marin Gjonajt në shërbim të çiftit Meta-Kryemadhi
Meta dhe Kryemadhi, me orientim nga Shatku fusin në lojë pikërisht Theodhori Çamin dhe Marin Gjonajn duke e përdorur njërin si sekser me drejtuesit e Vodafone dhe tjeterin si “sekser teknik” për të mundësuar dhjetëra mijëra euro të ardhura për veten e tyre sipas dosjes së SPAK.
Në dosjen që ka parë Korrieri është edhe dëshmia e Marin Gjonajt të Info Telecom, i cili disa vite më parë ofronte shërbimin e tranzitimit të thirrjeve ndërkombëtare për Vodafone duke mundësuar ndërkohë edhe aksesin e kompanisë UNIFI me rrjetin e Vodafone.
Gjonaj ka një rol kyç në këtë raport te UNIFI me Vodafone pasi sipas mesazheve të Shatkut dhe Kryemadhit, Info Telecom ishte kompania që bëntë lidhjen teknike.
Mirëpo, para SPAK, siç konstatohet nga dëshmia e dhënë prej tij, Marin Gjonaj nuk mban asnjë përgjegjësi në këtë marrëdhenie UNIFI-Info Telecom-Vodafone, nga e cila përfitonte çifti Meta-Kryemadhi.
I pyetur se në çfarë rrthenash ishte krijuar ky raport, Gjonaj ia hedh përgjegjësinë ortakes tjetër të kompanisë, biznesmenes së njohur, zonjës Anisa Skëndaj, e cila është vajza e biznesmenit të ndjerë Marsel Skëndo.
Gjonaj shprehet se lidhjet me kompanitë vëndase i mbante Anisa Skëndaj duke shmangur përgjegjësinë nga vetja duke theksuar se ajo mbante kontratat dhe financat. /Korrieri