
Plagoset me armë zjarri një person në Vorë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme (15 tetor), në Marikaj.
Sipas informacioneve të para, i plagosuri dyshohet se ka marrë një plumb në këmbë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar rrethanat e incidentit.
Po punohet për të sqaruar shkakun e konfliktit që çoi në këtë plagosje dhe identifikimin e autorit/ëve.