
Arrestimi i Erion Veliajt nuk është meritë e SPAK, por e protestave të PD-së – të paktën, ky është varianti që Sali Berisha u rrëfeu mbështetësve të tij në Parma të Italisë.
Kryetari i PD-së zhvilloi një takim entuziast në Parma, ku iu tregoi emigrantëve shqiptarë edhe mbi dinamikën e zhvillimeve ndërkombëtare, kryesisht ato në SHBA.
“U paraqita me kryestrategun, me kryemagjistarin, bashkëkryemagjistarin e fushatës elektorale të presidentit Donald Trump, Chris LaCivita. Shkalloi Edi Rama, u tmerrua, e pa me sy humbjen, fatalitetin e tij”, tha Berisha nga Parma.
Kryetari i PD-së foli gjithashtu edhe për censurën e iniciuar nga Edi Rama ndaj TikTok-ut. Sipas tij, “Vetëm se rinia shqiptare nuk i ndahej më TikTok-ut nga mëngjesi gjer në darkë kundër tij, Rama mori vendimin për ta mbyllur atë”.