
Ditën e sotme janë publikuar fotot e kryebashkiakut Erjon Veliaj në sallën e gjyqit ku shihet i shoqëruar nga efektivi i policisë.
Veliaj duket që është duke folur në drejtim të gjykatësit, që konfirmoi masën e arrestit me burg.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për veprat penale korrupsion, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash.
Sipas SPAK, Veliaj së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptiv për të përvetësuar fondet publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës. /korrieri