
Krahas Ardit Gjebreas, Klea Hutas, Ermal Mamaqit, Anxhela Peristerit, etj., Gazeta Korrieri ka zbuluar se shoqata “Bash-Art”, e drejtuar nga Altin dhe Iliriana Basha, ka marrë 32 milionë lekë financim nga Bashkia e Tiranës. Ky financim tashmë figuron në dosjet e SPAK, si pjesë e hetimeve për shpërdorimin e fondeve publike.
Altin Basha, i cili ka mbajtur postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar, u emërua në këtë detyrë pasi firmosi prishjen e godinës së vjetër, duke lënë jashtë artistët që kundërshtuan shembjen. Më vonë, ai dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, u përfshinë në një skandal abuzimi me fondet e Teatrit, i denoncuar nga Piranjat. Pikërisht në këtë investigim, ata shprehën deklaratën tashmë të famshme:
“Mund të kishim jetuar si mbretër kudo, por zgjodhëm këtë vend të qelbur.”
Dosja e tyre është pjesë e një hetimi më të gjerë për korrupsionin në Bashkinë e Tiranës, ku edhe ish-kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet nën arrest. Hetimet vazhdojnë, ndërsa priten zhvillime të reja mbi fondet e dyshuara si të shpërdoruara./korrieri