
EKSKLUZIVE/ Erion Veliaj i dha Ermal Mamaqit dhjetëra mijëra euro nga taksat tona, dalin “letrat”
Tiranë – Detaje të reja tronditëse janë zbuluar në lidhje me shpërdorimin e fondeve publike nga ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili dyshohet se ka përdorur taksat e qytetarëve për të siguruar mbështetjen e artistëve dhe figurave publike.
Sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta Korrieri, në dukje këta personazhe publike mbështesnin projektet e Bashkisë së Tiranës dhe Veliajn, por në realitet ata paguheshin me fonde publike për të marrë pjesë në aktivitete si mbjellja e pemëve apo shpërndarja e supës.

Korrieri mëson se Ermal Mamaqi ka përfituar 80,000 euro nga Bashkia e Tiranës gjatë viteve 2023 dhe 2024 për filmin “Dy gisht mjaltë” dhe një tjetër aktivitet të prezantuar si kulturor. Më herët është raportuar se edhe reperi Noizy ka marrë 300,000 euro nga Veliaj.
Ish-kryebashkiaku Veliaj është aktualisht i arrestuar, i dyshuar për një skemë të gjerë korrupsioni në bashkëpunim me Ajola Xoxën. Hetimet për këtë çështje vazhdojnë. / Korrieri