
Ikona e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Robert Ndrenika, ka shprehur hapur mbështetjen e tij për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Në një deklaratë publike, Ndrenika, i cili mban titujt “Artist i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”, vlerësoi transformimin që ka pësuar kryeqyteti gjatë drejtimit të Veliajt.
“Në 83 vjetët e jetës sime si banor i kryeqytetit di t’ju them se Tirana kurrë nuk ka qenë më mirë se sa në periudhën e kryebashkiakut Erion Veliaj”, shkruan Ndrenika.
