
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar këtë të hënë shkrirjen e Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Gjatë fjalës së tij për mbështetësit demokratë që ishin mbledhur para SPAK, Berisha u shpreh se ky institucion sipas tij është duke vepruar jashtë çdo kontrolli.
Berisha: Të njëjtin fat e bandat do të kenë prokurorët e lidhur me bandat. Absolutisht ky institucion nuk do të ekzistojë. Ndjej keqardhje që rrëmbehej nga momente, por një institucion që është jashtë çdo kontrolli është institucion për t’u shuar me çdo kusht.
Së pari, ky institucion nuk mund të kontrollonte kurrë gjykatësit. Që në momentin që kontrollon telefonat e gjykatësve special ke krijuar atë drejtësi që as Enveri dhe Hilteri se kanë pasur. Si mund ti japësh prokurorit kontrollin e gjykatësve tek i cili çon dosjen merre fund që këtu, kaq. /korrieri