
Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së.
Ndërkohë disa prej mbështetësve të tij dhe eksponentë të partisë janë mbledhur para ambienteve të SPAK, sikundër një ditë më parë u kërkuar nga strukturat e PD me një mesazh në grupin e Whatsapp.
“Te dashur miq. Nesër ditën e hënë ne ora 9:30 serish Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do jete ne dyert e SKAP. Ju lutem te mobilizojmë strukturat e degëve për te qene te gjithë aty. Ne orën 9:30 përpara selisë SKAP-it. Faleminderit”, thuhej në mesazhin e PD.
Berisha dhe demokratët po mbajnë dy standarde ndaj SPAK-ut duke mbeshtetur arrestimin e Veliajt nga njëra anë por duke i sulmuar prokurorët që hetojnë Berishën nga ana tjetër. Të njëjtën gjë po bën dhe maxhoranca në krahun tjetër.
Të dy palët po mbrojnë veten dhe shkatërrojnë të ardhmen e vendit. /korrieri