
Një aksident tragjik ka ndodhur në kthesën e Viroit në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku një mjet është përplasur me një makinë të ushtrisë, duke rezultuar në vdekjen e dy personave.
Raportohet se forcat e emergjencës dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer veprimet e nevojshme dhe për të hetuar rrethanat e aksidentit.
Deri më tani, identiteti i viktimave nuk është bërë i ditur, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit vijojnë./korrieri