
Pas konfirmimit të masës së sigurisë arrest me burg nga GJKKO, kryebashkiaku i Tiranës është zhvendosur mëngjesin e së enjtes në paraburgimin e Durrësit.
Kreu i bashkisë më të madhe të vendit është akomoduar në të njëjtën dhomë me ish-deputetin socialist Alqi Bllako.
Alqi Bllako, ish-deputeti i Partisë Socialiste, është akuzuar nga SPAK për dy raste korrupsioni në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës. Hetimet për të janë përfunduar dhe ai do të gjykohet në një proces të veçantë nga të pandehurit e tjerë të përfshirë në këtë çështj.
Ndërkohë që në ambientet e këtij Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Veliaj ka gjetur dhe ish-ministrin Ilir Beqaj, i akuzuar për abuzim me fondet e Bashkimit Evropian.