
Gjykata e Posaçme ka lënë nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës do të transferohet në burgun e Durrësit dhe do të qëndrojë aty për periudhën e gjykimit të tij.
Në burgun e Durrësit ndodhen edhe një numër ish-zyrtarësh të tjerë të lartë.
Ndërkohë GJKKO ka zbutur masën për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut.
Ajo nuk mund të dalë jashtë shtetit, por duhet të paraqitet në policinë gjyqësore.
Xoxa duhet të shkojë në SPAK të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji.
Ndërkohë edhe biznesmeni Elman Abule do të qëndrojë gjithashtu në burg. Po ashtu nuk ka ndryshuar masa e sigurisë për 5 biznesmenët e tjerë.
Mbi Veliajn dhe të tjerët rëndojnë një sërë akuzash si korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre, fshehje e pasurisë, etj./korrieri