
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Shqipëria është një nga vendet që po konsiderohet për të strehuar palestinezë, si pjesë e një plani të gjerë për zhvendosjen e popullsisë nga Gaza. Sipas presidentit amerikan, ky projekt synon që Rripi i Gazës të shndërrohet në një resort turistik gjigand pas “pastrimit” të tij nga popullsia vendase.
Deklarata u bë gjatë një konference për shtyp pas një takimi me mbretin Abdullah të Jordanisë, ku Trump konfirmoi se Jordania ka pranuar të marrë rreth 2 mijë fëmijë nga Gaza. I pyetur nga gazetarët nëse Shqipëria dhe Indonezia janë pjesë e listës së vendeve që mund të strehojnë palestinezë, krahas Egjiptit dhe Jordanisë, presidenti e pohoi menjëherë këtë mundësi./korrieri