
Lajmi se në Shqipëri është zbuluar liqeni më i madh termal nëntokësor gëzoi shumë të pasionuar pas gjeologjisë si dhe u bë lajm në mediat më të mëdha ndërkombëtare.
Zbulimi i liqenit termal në një shpellë të madhe disa dhjetra metra nën tokë iu atribua një ekipi eksploratorësh çekë që kryen matjet, megjithëse njihej si vend disa vite më parë.
Mirëpo një tjetër gjë i ka revoltuar qytetarët shqiptarë pas këtij zbulimi pranë kufirit me Greqinë, por në tokën shqiptare.
Në hyrje të shpellës është vendosur një tabelë që shënjon vendin. Ajo që bie në sy është se tabela është vendosur dygjuhëshe, madje gjuha shqipe është e dyta në radhë.
Qytetarë të revoltuar kanë kërkuar që kjo tabelë të hiqet menjëherë, pasi ndonëse shpella ndodhet pranë kufirit me Greqinë, as vendndodhja, as popullata përreth dhe as ekipet eksploratore nuk kanë asnjë lidhje me Greqinë në këtë rast. /korrieri