
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS ka lexuar një mesazh i ardhur në telefonin e tij ku thuhej se ka dy kamikaz të PD në GJKKO që punëojnë kudër PS.
Duke e konsideruar që është mesazh i “qytetarit dixhital”, Rama i kërkoi publikisht kreut të SPAK Altin Dumani që të gjej gjurmët e vendimit të “Toyota Auris” se si ka përunduar në duart e Berishës kur ishte i ndalur për publikun.
“Bëhet fjalë për dy kamikazë të PD në GJKKO që nuk e kanë problem ta shprehin në mjedisin tonë kënaqësinë e të marit në dorë të këtij dhe të atij, duke thënë që ne do t’i shkrijmë. Tani këtu, sështë qytetar dixhital, këto janë lehtësisht të provueshme. Altin Dumani të kërkojë gjurmët e vendimit të “Toyota Auris” dhe t’ia thotë publikut si kanë përfunduar në monologjet e bufit të kënetës (Berishës) meqë qenka një vendim i ndaluar për publikim dhe dihet kush e ka marr”./korrieri