
Erjon Veliaj do të dalë gjatë ditës së neserme ne Gjykatën e Posaçme për tu njohur me masën e sigurisë. Ai mbahet në bllokun e sigurisë nën dyshimet për korrupsion e pastrim parash. Gjithashtu mësohet se Veliaj është takuar me avokatin e tij Henrik Ligori.
Edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa duhet të paraqitet në seancë pasi ka masën e arrestit në shtëpi.
Bashkë me ta do të dalin per mase dhe biznesmeni Elman Abule që ka masën e arrestit me burg si dhe Shkëlqim Fusha, Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi që janë me detyrim për paraqitje.