
Rishfaqet ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla. Ndonëse SPAK dhe policia e kërkojnë pasi është dënuar me 2 vite burg për fshehje pasurie, ai ka marrë pjesë sot në tubimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në Itali.
Berisha mbajti sot një takim politik me Diasporën shqiptare në Romë. Ky udhëtim erdhi në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit dhe ligjit për përfshirjen e emigrantëve në votime, teksa partitë kanë nisur edhe turet politike në arenën ndërkombëtare, kudo ku ka Diasporë.
Ndonëse kur ishte kryeprokuror Llalla shfaqej si i paanshëm, duket se sot ai ka vendosur të dalë hapur. Llalla është shfaqur mes militantëve të PD-së duke dëgjuar me vëmendje fjalimin e Berishës. /korrieri