
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon të publikojë rezultatet zyrtare që vijnë nga qendrat e numërimit të votave të zgjedhjeve të kësaj të diele.
Tashmë janë numëruar 23.65% e votave dhe sipas rezultateve që jep KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet prin me 55.77% të votave.
Në vend të dytë vjen Partia Demokratike e Kosovës me 25.39% të votave.
Në vend të tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 8.99% të votave.
Koalicioni AAK dhe NISMA kanë 5% të votave. Ky është rezultati i 599 kutive nga 2533 kuti që janë gjithsej.
Ka ende shumë vota për t’u numëruar dhe këto rezultate nuk përfshijnë nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat nga jashtë Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 40.04%. Nga 1 970 944 shtetas me të drejtë vote kanë votuar 789 172 persona.
