
Detaje të reja janë mësuar nga plagosja e 29-vjeçarit me thikë ditën e djeshme. Mësohet se i riu, Kostika Ruko është vetëplagosur me thikë gjatë një konflikti me bashkëshorten dhe vjehrrin e tij. Dyshohet se i riu ka qenë i dehur në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
Në dëshminë paraprake, Ruko tha se ishte plagosur nga dy persona të maskuar.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku shtetasi R. K., 29 vjeç, shkoi i dëmtuar me mjet prerës thikë, në spital, ju informojmë se: Nga e hetimet e kryera nga Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. R., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në gjendje të dehur pas një konflikti me bashkëshorten dhe vjehrrin e tij, ky shtetas është vetëdëmtuar me mjet prerës thikë dhe aktualisht po merr ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia.