Skandali Kurum , eksportoi mbi 20 000 ton mbetje toksike dhe i gjithë shteti HESHTI! Mafia e mbetjeve në AKSION
Gazetarja Ola Xama bëri një denoncim të rëndësishëm në lidhje me aktivitetin e kompanisë “Kurum” dhe eksportimin e mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria.
Ajo deklaroi se që nga viti 2020, kompania ka eksportuar jashtë vendit të paktën 20 mijë ton mbetje të rrezikshme, një rritje e madhe nga 2800 ton që ishin raportuar më parë dhe ky veprim është bërë në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe kombëtare, por sipas saj, nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet shtetërore.
“Nuk ka interes sot që të invesojnë në industrinë metalurgjike për shkak të kostove të larta të filtrave për hiret që prodhon kjo industri. Por vende të botës së tretë siç shihet Shqipëria, apo Tajlanda ku mbetjet hidhen dhe nuk trajtohen shihen nga kompani të ngjashme si Kurum që arrijnë të korruptojnë edhe autoritetet, pozitën dhe opozitën dhe mediat dhe askush nuk flet dhe nuk ka ndonjë sinjal nga organizatat ndëkrombëtare, bëhet sikur hetohet.
Unë do të thoja mirë që kemi disa media të pavarura dhe disa gazetarë që mund të flitet për këtë temë se është tabu kudo.
Kompania “Kurum” ka arritur që të eksportojë në shkelje të të drejtave ndërkombëtare dhe kombëtare 20 mijë ton mbetje.
Pra, ishin 2800, u bën 20 mijë mbetje nga viti 2002 deri ne fund të vitit 2024. Pra, këtu asgjë nuk ndodh, askush nuk reagon”- tha Xama. /KORRIERI