
Trupi i pajetë i Edison Oruqit, i zhdukur prej 5 ditësh, u gjet sot në lumin e Shalës, në Koman.
Familjarët, të cilët kishin nisur kërkimet përgjatë lumit këtë mëngjes, arritën të identifikojnë trupin e babait të tre fëmijëve. Për shkak të rrjedhës së fuqishme të ujit, ata kanë kërkuar ndihmën e policisë dhe polumbarëve për nxjerrjen e trupit nga lumi.
Edison Oruqi u zhduk në mënyrë misterioze mëngjesin e së shtunës. Ai ishte nisur për të punuar në një bujtinë, por pas kësaj humbi çdo kontakt.
Dyshohet se punëdhënësi i tij, pas përfundimit të punës, e ka lënë në një gadishull të vogël me rërë, dhe jo në vendin e planifikuar, pasi aty nuk arrinte varka./korrieri