SPAK ka marrë dëshminë e shtetasit M.L pronar i apartamentit 11/4 në Sky Tower që u kontrollua pak ditë më pare në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj.
Ai ka pranuar se në këtë apartament janë vendosur edhe dokumenta të kompanisë së Ajola Xoxës, ndërsa thotë se kasaforta që u hap me gur fresibël i përket një shtetasi të huaj.
SPAK ka marrë nga apartamenti dokumenta, kontrata, veshje si dhe ka fotografuar disa vepra arti.
Veliaj po hetohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Më herët janë kontrolluar kompanitë e familjarëve të tij dhe disa personave të besuar. /vna