
Prokuroria e Posaçme ka goditur pasuritë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, krerë të grupit Çopja, kundërshtarë të Erjon Alibej.
Bëhet fjalë për apartamente, një hotel në Tiranë, toka, si dhe 1 milion euro cash, ndërsa në sekuestro janë vendosur edhe 10 milionë dollarë në kriptovaluta.
Në total janë sekuestruar:
10 mln USD kriptovalutë
4 llogari bankare (afro 130 mije euro në total)
4 vila bashkë me truall
1 hotel në Tiranë
14 troje
4 garazhe
5 njësi shërbimi (dyqane, bare)
3 apartamente (një nga te cilët dublex)
1 shoqëri tregtare + llogaritë bankare.
Veprimtaria kriminale e dy vëllezërve daton rreth viteve 2006 – 2007, ku fillimisht e kanë ushtruar aktivitetin kriminal në Itali duke shpërndarë në sasi të vogla lëndë narkotike të llojit kokainë. Me kalimin e viteve aktiviteti i tyre u shtri edhe në vende të tjera të Evropës dhe më gjerë./korrieri