
Me fillimin e mandatit të dytë presidencial të Donald Trump, fillon edhe një epokë tjetër e stilit të veshjes së Melania Trump. Sipas zakonit të vjetër, Melania Trump edhe sot po shkakton tronditje të modës në nivel botëror me stilin e saj.
Për inaugurimin e dytë të bashkëshortit të saj, Melania zgjodhi një veshje të dizenjuar nga dy stilistë amerikanë: një pallto, me fund të errët nga Adam Lippes, të kombinuar me një kapele me strehë të gjerë nga Eric Javits. Palltoja e përshtatur prej mëndafshi, fundi si dhe bluza prej fildishi, janë qepur me dorë në qytetin e Nju Jorkut, bazuar në dizajnin e Lippes.
Veshjes së saj i jepnin më shumë hijeshi dorezat e zeza në lëkurë. Krah bashkëshorti të saj ajo qëndronte elegante dhe mjaft potente.
DONALD DHE MELANIA TRUMP
Kodi i veshjes duket se qëndron te linjat e pastra e klasike që janë shumë të preferuara edhe për vetë Melania Trump.