Një 35-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri paraditen e sotme në Athinë.
Mësohet se ai është paraqitur i plagosur në një spital të Athinës. Shqiptari u transferua në spitalin KAT pasi ka marrë plagë në qafë dhe në nofull.
35-vjeçari i është nënshtruar një operacioni pasi është plagosur rëndë në qafë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet rrethanat e plagosjes.
Ende nuk është zbuluar identiteti i shqiptarit apo autorit të ngjarjes. /korrieri