Policia e Korçës, RENEA, Forcat e ndërhyrjes së Shpejtë, Shqiponjat dhe Forca e Posaçme Operacionale janë duke zhvilluar operacion masiv në Pogradec. Mësohet se autoritetet po zhvillojnë një operacion për drogë, armë dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim. Deri më tani janë duke u zhvilluar dhjetëra kontrolle në banesa të ndryshme.
RENEA ka rrethuar banesën e të kërkuarit Erjon Llapushi dhe po ushtron kontroll të imtësishëm në brendësi të banesës së tij. Mësohet autoritetet kanë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu, armë të ftohta, shuma parash dhe lëndë narkotike.
Policia ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me këtë operacion, por pritet të japë një deklaratë për mediat pasi të përfundojë./korrieri