
MISTERI/ Një polic i tradhtuar! Ra nga pallati , a iu bë presion policit Azbi Spahiu pas arrestimit të djalit të Samir Manes ?
Polici i qarkullimit rrugor, Azbi Spahiu, ka rënë sot nga një pallat 11-katësh në rrugën “Kongresi i Manastirit”, Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pasi ai ka mbetur te kabllot e internetit dhe më pas është përplasur. Policia po heton rrethanat e ngjarjes.
Azbi Spahiu, 57-vjeç, ishte një nga specialistët e qarkullimit rrugor që ditët e fundit kishte zbatuar ligjin ndaj djalit të biznesmenit Samir Mane, Martin Mane. 27-vjeçari ishte arrestuar pasi po drejtonte makinën në afërsi të Parlamentit, kur ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përplasur automjete të tjera. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar, por Martin Mane u arrestua pasi ishte nën efektin e alkoolit.

Dyshohet se pas kësaj ngjarjeje fshihet një prej skandaleve më të rënda, që tregon kapjen e shtetit dhe tradhtimin e punonjësve të policisë përballë të pushtetshmëve që sfidojnë barazinë para ligjit.
Sipas Maska, ndaj Spahiut ka pasur presion nga eprorët përse ka zbatuar ligjin ndaj djalit të biznesmenit Mane, ndërkohë që tashmë ndaj tij ka nisur edhe një hetim disiplinor nga AMP.
Policia duhet të vlerësohet për zbatimin e ligjit dhe të mos ndeshkohet për kryerjen e detyrës së tyre, pasi ata janë shtylla e sigurisë publike dhe barazisë përballë ligjit.
Njoftimi i policisë për Azbi Spahiun:
“Me datë 15.01.2025, në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati specialisti i Qarkullimit Rrugor, A.S, 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”
Njoftimi i policisë për arrestimin e Martin Manes:
“Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë M.M., 27 vjeç, pasi në rrugën ‘Xhorxh Bush’, duke drejtuar automjetin, ka përplasur 2 automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Disa metra më tej, pas ndalimit nga punonjësit e Policisë, 27-vjeçari ka kundërshtuar për kryerjen e testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se ishte nën efektin e alkoolit. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.” /korrieri