Artan Kaja, një sipërmarrës 52-vjeçar me origjinë shqiptare, është gjetur i pajetë në ambientet e kompanisë Smurfit në Lunata të Italisë mbrëmjen e së martës. Kaja, pronar i një kompanie për trajtimin e paletave dhe kontraktor në Smurfit, u gjet nga gruaja e tij, e cila ishte alarmuar pasi ai nuk ishte kthyer në shtëpi.
Fillimisht, dyshohej se shkaku mund të kishte qenë një problem shëndetësor, por hetimet kanë marrë një kthesë të papritur. Ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur, dhe autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbardhur misterin e kësaj ngjarjeje.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe ka ngritur shumë pikëpyetje mbi rrethanat që çuan në vdekjen e biznesmenit shqiptar./korrieri