Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bulevardin e Vlorës, pranë zonës së Konadit, ku disa të rinj janë përfshirë në një konflikt mes tyre.
Siç mëson Korrieri, njëri prej tyre ka përdorur armën e zjarrit, duke qëlluar në ajër, pas një mosmarrëveshjeje, dhe më pas janë larguar nga vendngjarja, përfituar nga errësira e natës.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të identifikuar autorin e aktit të dhunshëm.
Aktualisht, forcat e rendit po merren me grumbullimin e informacioneve dhe dëshmive që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e përgjegjësve.
Rreth motivit të konfliktit dhe identitetit të personave të përfshirë nuk janë dhënë ende detaje të tjera./korrieri