
Policia e Shkodrës ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi këtë mëngjes në Dragoç, ku një person u gjet i vrarë në makinë. Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15 të mëngjesit, ku është qëlluar me armë zjarri drejt makinës së 33-vjeçarit Ramazan Mataj. Si pasojë e plagëve, Mataj ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton Policia.