Gjeli i detit, simbolikë e tryezës festive të ndërrimit të viteve është një nga blerjet kryesore nga familjet shqiptare. Por një incident shokues ka ndodhur me një qytetar nga Berati, i cili thotë se ka gjetur disa gurë brenda gjelit të detit, pasi e ka therrur. Gazmend Shehu në një postim në rrjetet sociale shkruan se asnjë gjel deti nuk do të guxonte t’i kapërcente gurët aq të mëdhenj. Sipas tij, kjo është bërë nga fermerët e papërgjegjshëm, me synimin për të fituar në peshë.
“I shihni keta gure ? Material stabilizant per shtrimin e rrugeve. U gjenden ne stomakun e gjelit te detit qe thera dje. Nga ky shkak nuk u gjend as temthi i gjelit i cili kishte plasur nga lemeria. Thone qe pula ha gur, sepse i duhet per te formuar levozhgen gelqerore te vezes, por jo kaposhi. Asnje shpend nuk do guxonte ti gelltiste keta shkembinj me deshire, ia kane futur me detyrim bashke me ushqimin per te shtuar peshen per te fituar 3-4 mije leke me shume. Kjo eshte ndergjegja e “ fermerit” te babezitur shqiptar qe aspiron Europen,”-shkruan Gazmend Shehu në denoncimin e tij në rrjetin social Facebook.