
Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dorëzoi për gjykim dosjen penale ndaj shtetasit Sh.P., i cili akuzohet për veprën penale “marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur”.
Nga hetimet ka rezultuar se mesditën e 18 nëntorit, një 23-vjecare po kthehej nga toka ku familja e saj mbante pulat, kur një moment, Sh.P., i ka prerë rrugën dhe e ka tërhequr zvarrë. “U mundova të ikja, dhe bërtita. Por ai më tërhoqi sërish. Më shtriu te ferrat dhe me hoqi tutat….”, iu rrëfeu vajza hetuesve. Pas aktit, 23-vjecarja është larguar për në shtëpinë e saj dhe gjithë mbasditen ka qarë. Në darkë, ajo vendosi ti rrëfejë nënës tmerrin që kishte përjetuar, për shkak se Sh.P., e kishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Situata bëhet edhe më dramatike, pasi për shkak të problemeve të karakterit mendor, vajza ka qenë e paaftë për tu mbrojtur.
Nëna e vajzës e ka shoqëruar të bijën në komisariat ky ajo edhe në prani të psikologut ka bërë kallëzim ndaj abuzuesit të saj. Sh.P., është arrestuar e tashmë do të përballet me drejtësinë, në një kohë që pretendon se është i alkoolizuar dhe për pasojë nuk mban mend veprimet që ka kryer. /korrieri